Presidenti Ademi shtron darkë për krerët e Federatës islandeze: Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave

Presidenti Ademi shtron darkë për krerët e Federatës islandeze: Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave

Kreu i FFK-së, Agim Ademi një ditë para duelit Kosovë-Islandë, ka shtruar darkë për krerët e Federatës islandeze, raporton Rekordi.net.

Dardanët dhe Islanda do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-Off-it’ në Ligën e Kombeve.

“Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia”.

“Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave. Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!

Forca Kosovë!”, ka shkruar presidenti Ademi. /Rekordi.net

Share This