
Presidenti Ademi: Rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me delegacionin e Federatës së futbollit të Kosovës, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Rekordi.net.
I pari i futbollit tonë, tha se rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë
“Në shenjë nderimi dhe respekti të përjetshëm, bashkë me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës sot bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë.
Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran.
Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! 🇽🇰🇦🇱
#UÇK #Kosova,”, ka shkruar presidenti Ademi në rrjetet sociale. /Rekordi.net