Presidenti Ademi priti Komisionin Mbikëqyrës të FFK-së

Presidenti Ademi priti Komisionin Mbikëqyrës të FFK-së

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim Komisionin Mbikëqyrës të FFK-së, në përbërje: Luan Vokshi, Ajet Shosholli dhe Murat Hoxha.

“Në kuadër të fushëveprimtarisë së tij, ky komision sot është mbledhur për të hartuar raportin e ecurisë së punës dhe të arriturave të FFK-së gjatë vitit 2024, në të gjitha aspektet, si në çështjet organizative, ashtu edhe në ato të ligjshmërisë dhe profesionale. Në këtë kuadër, ky komision është takuar me të gjithë akterët relevant të FFK-së. Presidenti Ademi me këtë rast i informoi ata me ecurinë e proceseve në FFK, si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në çdo aspekt. Komisioni Mbikëqyrës është i pavarur dhe fushëveprimitarinë e tij e ka të përcaktuar në Statutin e FFK-së, siç janë: zbatimi i Statutit dhe akteve tjera normative të FFK-së, mbikëqyrja e gjendjes materialo-financiare të FFK-së, mbikëqyrja e shfrytëzimit të pasurisë së FFK-së dhe çdo aktivitet tjetër që ia beson Kuvendi i FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, Komisioni Mbikëqyrës i raporton për punën e tij Kuvendit të FFK-së dhe bashkëpunon me Komitetin Ekzekutiv, presidentin, organet tjera të FFK-së dhe Sekretariatin e Përgjithshëm. Ai mund t’u sugjerojë organeve përkatëse çdo veprim që e gjykon të nevojshëm si rezultat i monitorimit.

Share This