Presidenti Ademi pret në takim ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, ja çfarë bisedojnë

Presidenti Ademi pret në takim ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, ja çfarë bisedojnë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë me dije se ka pritur për ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri, të cilët ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit ‘MyFFK’.

“Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri. Ata na ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit ‘MyFFK’. Me këtë rast, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar gjatë punëtorisë të mbajtur nga data 1 deri më 7 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku përfundoi me sukses faza e dytë e projektit për implementimin e sistemit digjital ‘MyFFK’”, ka shkruar presidenti Ademi.

Ai ka theksuar se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit në vendin tonë.

“Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka deklaruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Share This