Presidenti Ademi pjesë e 110-vjetorit të Federatës Portugeze të Futbollit: Gëzuar 110-vjetorin, FPT!

Presidenti Ademi pjesë e 110-vjetorit të Federatës Portugeze të Futbollit: Gëzuar 110-vjetorin, FPT!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte pjesë e festës Gala të Federatës Portugeze të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 110-vjetorit të saj.

Ademi në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i ka shprehur urimet presidentit Fernando Gomes dhe ka përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit portugez.

“Kisha kënaqësinë të isha pjesë e festës Gala të Federatës Portugeze të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 110-vjetorit të saj. Në këtë përvjetor jubilar, në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i shpreha urimet e mia presidentit Fernando Gomes dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit portugez, duke i dhuruar Evropës dhe botës magji në fushë. Gëzuar 110-vjetorin, FPT!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Share This