Presidenti Ademi pas shortit: Është mision i vështirë, por jo i pamundur

Presidenti Ademi pas shortit: Është mision i vështirë, por jo i pamundur

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka komentuar shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë në Grupin B bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

I pari i futbollit tonë, nuk e ke cilësuar mision të pamundur kualifikimin dhe shpreson që ekipi kombëtar të jetë i kompletuar për këtë kualifikuese.

“Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Janë kombëtare të vërtetuara që kanë qenë në kampionate evropiane, si Sllovenia, pothuajse të gjitha. Por, në këtë të fundit, Sllovenia dhe Zvicra. Me Suedinë dhe të gjitha tjerat kemi luajtur, janë ekipe të gjitha ekipe të vështira”, ka thënë Ademi.

“Është mision i vështirë, por jo i pamundur. Unë uroj që të jemi prapë të kompletuar dhe të pa lënduar dhe të jemi të gjithë bashkë ashtu siç kemi qenë në këtë kompeticionin e fundit dhe sigurisht besoj dhe uroj që të japim më të mirën në këto ndeshje. Nuk dyshoj në këtë ekip, në këtë grup, në trajnerin, në punën e tyre. Uroj shumë fat, të gjithëve. Shpresoj që do t’ia dalim”, ka pohuar Ademi.

Share This