Presidenti Ademi pas kualifikimit të Kosovës në Ligën B: Një ndenj e papërshkrueshëm

Presidenti Ademi pas kualifikimit të Kosovës në Ligën B: Një ndenj e papërshkrueshëm

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Islandës si mysafir me rezultat 3-1, ku ka siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve.

Ai ka thënë se e gëzon fakti që ekipi tregoi karakter në një ndeshje të tillë vendimtare.

“Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”.

“Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”, deklaroi fillimisht Ademi.

Tutje, ai uroi përzgjedhësin Franco Foda për punën dhe sukseset, por më shumë shumti lojtarët që dhanë gjithçka.

“Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes.

Share This