Presidenti Ademi nga Stambolli: Kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit

Presidenti Ademi nga Stambolli: Kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Stamboll, më rastin e hapjes së zyrës së re të UEFA-së, raporton Rekordi.net.

I pari i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë se është kënaqësi të jesh në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit.

“Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentit Aleksander Čeferin, sot hapi zyrën e saj të re në Stamboll të Turqisë.

Ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni”, ka thënë Ademi.

“Është kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit, me të cilët ndajmë vizionin e përbashkët për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të futbollit. UEFA edhe një herë dëshmoi se është e përkushtuar dhe e vendosur të mbështesë të gjitha federatat në rrugëtimin e tyre për zhvillim dhe përparim”, ka pohuar ai. /Rekordi.net/

Share This