Presidenti Ademi në ‘FIFA The Best Award’: Futbolli na sjell emocione të paharrueshme

Presidenti Ademi në ‘FIFA The Best Award’: Futbolli na sjell emocione të paharrueshme

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po merr pjesë në ceremoninë ‘FIFA The Best Award’ që po mbahet në Londër, shkruan GazetaGOLI.com.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij, ka thënë së ndihet i lumtur që bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka është pjesë e një eventi të madh të futbollit botëror.

“Mbrëmje e veçantë në Londër për ceremoninë ‘FIFA The Best Award’! Jam i lumtur që si gjithmonë jemi bashkë me mikun tim, Armand Duka. Futbolli na sjell emocione të paharrueshme dhe pa dyshim është privilegj që e ndajmë këtë eksperiencë së bashku”, ka shkruar Ademi. /Goli

Share This