Presidenti Ademi mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LRFGj-së, Ismajl Ajeti rizgjedhet kryetar edhe për 4 vjet

Presidenti Ademi mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LRFGj-së, Ismajl Ajeti rizgjedhet kryetar edhe për 4 vjet

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot së bashku me anëtarin e Komitetit ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, mori  pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës.

Ademi ka shkruar në Facebook se gjatë këtij kuvendi, me vota unanime, Agim Nura u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar si kryetar i LRFGj-së.

“E përgëzova për rizgjedhjen dhe e falënderova komunitetin e futbollit në trevën e Gjakovës për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin zhvillimit të futbollit”.

“Angazhimi ynë do të vazhdojë me investime të mëtejshme në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e talenteve”, ka shkruar Ademi.

Share This