Presidenti Ademi merr pjesë në turneun e futbollit të FIFA-s në Bangkok
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në turneun e futbollit në prag të punimeve të Kongresit të 74-të të FIFA-s në Bangkok.
Ademi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se ekipi i UEFA-s është renditur në vendin e dytë.
“Ekipi i UEFA-së u rendit i dyti, pasi në finale pësuam humbje nga FIFA. Gjithsesi, ishte kënaqësi pjesëmarrja në një event të tillë dhe takimi me shumë legjenda të futbollit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përvojën e paharrueshme!”, ka shkruar i pari i FFK-së.
Postimi i plotë: