Presidenti Ademi merr pjesë në mbledhjen TEP të UEFA-s, takon presidentin Çeferin

Presidenti Ademi merr pjesë në mbledhjen TEP të UEFA-s, takon presidentin Çeferin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm e të posaçëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në kuadër të mbledhjes TEP të UEFA-s.

Si zakonisht pas çdo eventi të tillë, Ademi e Çeferin realizuan një takim miqësor dhe foto të përbashkët.

“Ndërkohë, në këtë mbledhje u analizua Euro 2024, i cili u vlerësua si kampionati më i mirë si në aspektin e performancës së ndeshjeve ashtu edhe në aspektin ekonomik, për çka u ndanë të kënaqur si UEFA, ashtu edhe sponsorët. Temë tjetër diskutimi ishte programi HetTrick dhe të hyrat për federatat anëtare. Me këtë rast është bërë e ditur se do të ketë rritje dhe në ditët në vijim kur të mbahet mbledhja e HetTrick-ut do të dihet për projektet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, çështje për të cilën u diskutua ishin edhe nevojat dhe problemet e federatave, me ç’rast u diskutua edhe për Kosovën, si federata më e re dhe nën kujdes të UEFA-s, për arritjet dhe ecurinë e përfundimit të projekteve ekzistuese dhe për projektet e reja.

Share This