Presidenti Ademi: Me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë dardanë siguruan suksesin më të madh deri më tani

Presidenti Ademi: Me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë dardanë siguruan suksesin më të madh deri më tani

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i ngazëllyer me suksesin e Kombëtares së Kosovës.

Kosova është kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve pasi dy fitoreve ndaj Islandës dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, Dardanët tashmë janë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ky është postimi i Ademit:

Kosova shkruan një faqe të re në histori – nga Liga C ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve!

Me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë dardanë siguruan suksesin më të madh deri më tani.

Pas fitores 2:1 në “Fadil Vokrri”, me një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit në Murcia kundër Islandës, Dardanët konfirmuan promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar bindshëm 3:1, me tre golat e Vedat Muriqit

Kjo pa dyshim është një arritje që na bën të gjithëve krenarë, por edhe një moment i madh për futbollin tonë dhe dëshmi e punës së palodhshme të ekipit dhe stafit, por edhe e mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve dardanë kudo ku jemi paraqitur.

Ky sukses na jep besim dhe motivim edhe më të madh për të ardhmen.

Urime futbollistëve, stafit, tifozëve dhe të gjithë popullit tonë ky sukses!

Krenar me Ty Kosovë!

Share This