Presidenti Ademi komenton vendimin për përjashtimin e dy klubeve nga Liga e Parë, flet edhe për shortin e delegatëve

Presidenti Ademi komenton vendimin për përjashtimin e dy klubeve nga Liga e Parë, flet edhe për shortin e delegatëve

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi thotë nuk ka tolerancë për asnjë klub që merret me kurdisje, prandaj edhe Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit u përjashtuan nga Liga e Parë.

Ai në një intervistë të gjatë për “Kanal 10” deklaroi se qëllimi i FFK-së është t’i mbrojë klubet, por fillimisht integritetin e garave, raporton GazetaGOLI.com.

“Liga e Parë është një ligë jashtëzakonisht interesante, me shumë ekipe të forta dhe po zhvillohet një garë interesante. Duke marrë parasysh që kemi parë disa ndeshje që janë vlerësuar si të kurdisura, por për ta mbrojtur integritetin është dashur të veprojmë kështu”.

“Është shumë keq, sepse s’dua ta dëmtoj një klub, por është detyrë e jona ta mbrojmë integritetin e garave, sepse s’bëhet për një klub por për të gjitha klubet. I kam paralajmëruar gjithmonë se nuk ka tolerancë për klube, gjyqtarë e askënd. Ka edhe për gjyqtarë që do të përjashtohen nëse marrin pjesë me këso gjëra. Jam strikt, duhet t’i mbrojmë garat që të mos na vijë puna si në shtetet e tjera. Kemi ardhur me vështirësi dhe të mos vjen puna që të na heqin, si Maqedonisë së Veriut që iu është larguar një garë”.

“Në atë momentin që e kemi faktin, sepse s’merremi me fjalë që bëhen në media, debate ose kafene nuk i marrim për bazë, por faktet. Në momentin që ka fakte, atëherë dihet se do të ketë vendimin që ka bërë, prej secilës kategori, jo vetëm klubet. E kemi obligim nga UEFA që ta mbrojmë integritetin e garës sepse ata po na zhvillojnë edhe në çështjen ekonomike, juridike dhe profesionale”.

Ndër të tjera, ai komentoi edhe spekulimet se shorti i gjyqtarëve s’është duke u bërë në mënyrën më të drejtë, por i mohoi duke shtuar se ka kërkuar edhe nga klubet që ta tërheqin shortin.

“S’ka asgjë më i pastër se shorti. Këto janë lojëra të fëmijëve, janë marre me i fole. Së pari shkon live shorti, pastaj secili klub mundet me ardh, me qenë prezent aty. Madje munden me ardh me e tërheq, e tërheqin vetë. S’kanë ardhur asnjë, ose vjen ndonjë dhe rrin aty”.

“E kanë të lirë të vijnë, por gjithsesi futbolli do ta mbajmë aty në pjesën më të mirë të mundshme. S’ka asgjë perfekte në botë, por do të mundohemi ta bëjmë më të mirën. Dalja e ekipeve tona në Evropë po bjen edhe rezultate”, ka theksuar presidenti Ademi. /Goli

Share This