Presidenti Ademi: Jemi në rrugë të mbarë, jemi me fat që kemi futbollistë të talentuar
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Kombëtarja e Kosovës pavarësisht humbjes nga Hungaria, bën paraqitje të mirë, shkruan GazetaGOLI.com.
Hungaria sonte mundi Kosovën (2-0), në Budapest në një ndeshje miqësore.
Dardanët bën paraqitje mjaft të mirë, sidomos në pjesën e parë.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë miqësoret e marsit ishin në shërbim të trajnerit të ri, i cili sipas Ademit, po punon që të ndërtojë një skuadër kompakte.
Ky është postimi i Ademit:
Sonte Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.
Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.
Kjo po ndërtohet dhe Kosova po rikthehet!
Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.
Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës.
Besoj në këtë ekip dhe në kualitetin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shumë me fat që kemi futbollistë të talentuar.
Në ndeshjet tjera do të shohim edhe talentë të tjerë të spikatur.
E përpos lojtarëve si Rrahmani, Dellova, I.Krasniqi, Hazrollaj e Emërllahu do të ketë edhe prurje të reja nga Albi Mall Superliga, të cilët janë në radarin e selektorit Foda.
Kujtojmë se Kosova tri ditë më parë mundi në udhëtim Armeninë (1-0). /GOLI