
Presidenti Ademi i pranishëm në turneun që u zhvillua në Mitrovicë
Presidenti i FFK-së Agim Ademi ishte i pranishëm në turneun që u zhvillua mes Veteranëve të Mitrovicës, atyre të Apolonisë së Fierit dhe Drenicës.
Si zakonisht, me rastin e Pavarësisë së Kosovës po zhvillohet ky aktivitet në Mitrovicë, nën ekzekutimin e himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Ditën e vazhdova me një tjetër aktivitet në Mitrovicë, ku nën ekzekutimin e himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës, u bashkuan vëllezërit në një atmosferë festive dhe emocionuese.
Në stadiumin “Erion Kajtazi”, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Veteranët e Mitrovicës ishin nikoqirë të Veteranëve të Apolonisë së Fierit dhe Veteranëve të Drenicës.
Ky turne ka një simbolikë të veçantë, pasi përmes sportit rikujtojmë sakrificat, unitetin dhe vlerat që na bashkojnë si komb. Takime të tilla janë dëshmi se sporti është një mjet i fuqishëm për të forcuar lidhjet dhe për të nderuar të kaluarën tonë”, shkroi ai.