Presidenti Ademi i lumtur që Demaku do të vesh fanellën e Dardanëve

Presidenti Ademi i lumtur që Demaku do të vesh fanellën e Dardanëve

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është i lumtur që Vesel Demaku ka vendosur të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Mesfushor defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, sot ka vizituar selinë e FFK-së, ku është pritur nga i pari i futbollit tonë.

Ademi përmes rrjeteve sociale, ka thënë se është i lumtur që Demaku do të vesh fanellën e Dardanëve.

“Jemi të lumtur të mirëpresim një lojtar me potencial si Vesel Demaku, i cili ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Bundesligën e Austrisë. Dëshira e tij për të luajtur për atdhe është e admirueshme dhe me siguri do të sjellë vlera të reja në Kombëtaren tonë. Mirë se vjen, Vesel Demaku!”, ka shkruar Ademi.

Share This