Presidenti Ademi flet për akuzat që iu bën FFK-së
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi thotë se të gjitha akuzat nuk paraqesin asgjë, sepse janë bërë nga njerëz jashtë futbollit.
Ai në një intervistë për “Kanal 10” deklaroi se tërë këto akuza janë bërë shkaku që dikush të fitonte para.
“Është e rëndësishme kush i bën akuzat, por e kanë pritur suksesin tek unë, prandaj i kam të gjitha klubet që vendosin për futbollin, jo për Agim Ademin. Ata të cilët ka akuza nuk paraqesin kurgjo në futboll dhe sigurisht ata i duan të mirat materiale, e duan një rrogë, një punë prandaj janë këto akuza që nuk do t’i arrijnë”.
Ai në fund shtoi, se synon t’ia lërë FFK-së një top skuadër para se të largohet.
“Pavarësisht sa do të jem unë, sepse e kam një thënie “Në atë moment që nuk kam çfarë t’i jap futbollit, nuk ka njeri i gjallë që më mban aty”, por përveç këtyre objektivat që është duke realizua. Objektivi i radhës është që pas shkuarjes time, FFK-së t’ia lë një ekip fantastike, asnjëherë s’ka me mujt me ardh dikush që është në profesione tjera, si me parashutë për interesat e veta”.