Presidenti Ademi figurë uniteti në sportin vendorë, pret në drekë homologët nga federatat e sporteve tjera në vend
Shefi i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi ka njoftuar me ane te nje postimi te tijin ne facebook se ka drekuar me disa prej homologeve te tije, nga federatat tjera ne vendin tone, si ate te Federates se Basketbollit, te Hendbollit si dhe te Volejbollit.
z. Ademi ka njoftuar se kane pasur biseda shume miqesore dhe konstruitive, ne interes te zhvillimit te te gjitha sporteve ne vendin tone.
Ja postimi i z. Ademi:
Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave. Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë.
Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim.