Presidenti Ademi drekon me Ramën dhe Favre, flasin për stadiumin e ardhshëm të kryeqytetit

Presidenti Ademi drekon me Ramën dhe Favre, flasin për stadiumin e ardhshëm të kryeqytetit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot ka drekuar me kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama dhe zv/drejtorin e Federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, raporton GazetaGOLI.com.

Numri një i futbollit të Kosovës përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se me Ramën dhe Favre kanë biseduar për stadiumin e ardhshëm të kryeqytetit.

“Në drekë të përbashkët me kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama dhe zv/drejtorin e Federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre. Ishte kënaqësi të drekojmë bashkë dhe të diskutojmë për stadiumin e ardhshëm të kryeqytetit, të cilin do ta fillojë Komuna e Prishtinës bashkë me FFK-në”, ka shkruar Ademi. /goli

Share This