Presdenti Ademi i lumtur që ishte pjesë e Gala mbrëmjës së Feferatës gjermane: E përgëzova Neuendorf për punën e jashtëzakonshme që po bën
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë së është i lumtur që ishte pjesë e Gala mbrëmjës së Federatës së Futbollit të Gjermanisë më rastin e 125-vjetorit të kësaj federate.
Postimi i plotë:
🤝 Kisha kënaqësinë të isha pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig.
🎉 Në këtë përvjetor jubilar, në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i shpreha urimet e mia presidentit Bernd Neuendorf dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit gjerman, duke i dhuruar Europës dhe botës momente të paharrueshme dhe frymëzuese në fushën e gjelbër!
⚽️ Gëzuar 125-vjetorin @dfb