Premierliga pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions

Premierliga pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions

Anglia është në prag të vendosjes të një rekord të ri për pjesëmarrjen në garën kryesor të klubeve të Evropës, duke pasur gjashtë klube që konkurrojnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Fitoret e pastra të Manchester United dhe Tottenham në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League, i hapin rrugën një finaleje angleze. Dhe duke qenë se asnjëra skuadër nuk do të kualifikohet në Champions League përmes kampionatit (të dyja janë në gjysmën e fundit të tabelës), fituesi i derbit evropian do të sigurojë automatikisht një vend mes gjigantëve evropianë.

Anglia, së bashku me Spanjën, fituan pesë vende direkt në Champions nga kampionati, kjo do të thotë se krijohet një situatë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, me një shtet të vetëm që mund të ketë gjashtë skuadra që garojnë në të njëjtin edicion të Ligës së Kampionëve.

Anglia do të ketë Liverpool, Arsenal, Newcastle dhe Manchester City si të kualifikuara drejtpërdrejt për Ligën e Kampionëve 2025-26, me Chelsean aktualisht në vendin e pestë (në nivel pikësh me Nottingham Forest) dhe duke përfituar falë renditjes së tyre në UEFA, dhe, siç u përmend, një mes Tottenham dhe Manchester United si fitues të Europa League.

Share This