
Premier League/ S’gabojnë Chelsea dhe Man United
Chelsea dhe Manchester United kanë arkëtuar edhe nga tri pikë të vlefshme në Premier League, raporton RTKLive.
‘Blutë’ e Londrës e kanë mposhtur bindshëm Aston Villan, me rezultat 3-0, të dielën në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.
Futbollistët e Chelsea-s kanë dominuar në duel me Aston Villa, derisa Jackson (7’), Fernandez (36’) dhe Palmer (83’), shënuan nga një gol për fitoren e londinezëve, të cilët tani kanë 25 pikë aq sa ka edhe Arsenal në pozitën e dytë, derisa Aston Villa është e 12-ta me 19 sosh.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Manchester United duke e mundur Evertonin, me rezultat 4-0, të dielën në ‘Old Trafford’.
‘Djajtë e Kuq’ gjatë terë lojës u shfaqen ekip më i mirë se Evertoni, duke dominuar në terren dhe duke shënuar katër gola.
Rashford (34’, 46’) dhe Zirkzee (41’, 64’), realizuan nga dy gola për fitoren e Man Unitedit e cila tani 19 pikë në vendin e nëntë, kurse, Everton pozicionohet e 15-ta me 11 sosh.