Premier League, sa shumë miliona

Premier Ligë e dimë që është kampionati më i pasur në botën e futbollit. Dhe pasuria është e ndarë mes klubeve të ndryshme që marrin pjesë në këtë kampionat, kjo me një kontribut të rëndësishëm të atyre skuadrave që renditen në pozicionet më të mira në mbyllje të sezonit.

Në vazhdim shkojmë të analizojmë shpërndarjen e milionave që liga angleze ka bërë për klubet e saj në sezonin sportiv 2022-2023, me të dhëna që mund të japin një indicje edhe për sezonin e ri që sapo ka nisur.

Katër skuadrat e para të renditura në kampionatin anglez dhe me të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve kanë fituar nga 55 deri më 47 milionë euro (Manchester City 55.6 milion, Arsenal 52.9 milion, Manchester  United 50.1 milion euro dhe Neëcastle 47.3 milion).

Nga vendi i pestë e poshtë shifra zbret në mënyrë të dukshme duke ndikuar më pas për merkaton e ardhshme.

Po në Itali? Diferenca me Premier Lige varet mbi të gjitha nga klubet që marrin pjesë e shpërndarja për to. Dhe mospërputhja është në mënyrë të dukshme e madhe.

Treguesi është kontributi i marrë nga Napoli për fitoren e kampionatit, vetëm 33.4 milion euro përballë 55.6 milion të fituara nga Manchester City.

Share This