Premier League për Dani Olmo
Ndeshja miqësore e Spanjës ndaj Brazilit, që është luajtur të martën në “Santiago Bernabeu” të Madridit, përfunduar 3-3, ka rritur kuotat në merkato të Dani Olmos. Dani Olmo ishte shënuesi i golit të dytë të iberikëve në të 36’, ndërsa thelloi në 2-0.
Dani Olmo është lojtari i Lajpsigut. Faktikisht disa klube të Premier League janë duke menduar zgjidhin klauzolën e kontratës së tij me Leipzing, që shkon në 60 milion euro. Sepse vetëm kështu mund ta sjellin në Angli. Ende nuk ka emra konkretë për skuadrat që e duan Dani Olmon.
Dani Olmo ka ardhur më 2020-ën tek Leipzig nga Dinamo Zagreb. Ka luajtur 101 ndeshje për Leipzing e ka shënuar 16 gola, kurse me Spanjën 33 ndeshje e 8 gola. E tani Anglia ka hapur dyert për spanjollin.