Premier League / Brighton mposht Man Unitedin midis ‘Old Traffordit’
Manchester Unitedi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Brightonit, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.
Edhe pse kishte shpresë që “Djajtë e Kuq” u këndellen, por skuadra angleze menjëherë iu kthye rezultateve negative, për të humbur me rezultat 1:3.
Kaoru Mitoma pas vetëm pesë minutave lojë dhuroi një asistim të bukur te Yankuba Minteh, i cili e kishte të lehtë për të kaluar Brightonin në epërsi.
Man Unitedi u këndell përmes kapitenit Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë pasi Baleba shkaktoi 11-metërsh me një ndërhyrje në zonë (23’).
Brightoni prapë e nisi më mirë, ku shënoi përmes Joao Pedros mirëpo që goli u anulua për një faull në sulm.
Sidoqoftë, mysafirët s’u dorëzuan dhe kthyen epërsinë përmes dyshes që bashkëpunuan te goli i parë. Këtë herë veçse ndryshuan rolet, pra Minteh asistoi e Mitoma me një prekje të parë e dërgoi topin në rrjetë (60’).
Fitoren e Brightonit e vulosi Georginio Rutter që përfitoi nga gabimi amator i portierit Andre Onana (76’).
Me këtë fitore, Brightoni ngjitët në pozitën e nëntë me 34 pikë ndërsa Unitedi renditet në vendin e 13-të me 26 sosh.