Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

Kombëtarja shqiptare, të enjten (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Dhe, për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.

Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.

Në ndeshjen e parë në Pragë, Çekia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 1-1, por tani në Tiranë skuadra e drejtuar nga Sylvinho synon fitoren, raporton ballkani.info.

Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

Share This