Preket nga kanceri, Biden: Unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë

Preket nga kanceri, Biden: Unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka publikuar një fotografi me gruan e tij, Jill, pasi u diagnostifikua me kancer të prostatës.

Pasi u diagnostifikua me kancer, ish-presidneti i SHBA-së, JoeBiden ka theksuar se është i fortë.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, raporton nrtk.

Ai i ka falënderuar edhe njerëzit që treguan mbështetje ndaj tij.

“Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”, ka shkruar Biden.

Share This