Prej një viti i pezulluar për tentativë përdhunimi, çfarë po ndodh me talentin e Man. United

E ardhmja e Mason Greenwood te Manchester United është ende e paqartë. Këtë nënkupton deklarata e lëshuar këtë pasdite nga klubi, i cili kërkon durim derisa të përfundojë hetimi i brendshëm.

Futbollist anglez është pezulluar për më shumë se një vit pasi ishte objekt i akuzave për tentativë përdhunimi, sulmi ndaj një ish-partneres.

Që atëherë, klubi ka nisur një hetim të brendshëm, duke analizuar provat dhe dëshmitë”, që nuk janë të njohura për publikun”.

“Ne gjithashtu kemi përgjegjësi ndaj Mason si punonjës, si një i ri që ka qenë me klubin që në moshën 7-vjeçare dhe si një baba i ri me një partnere të re.

Gjetja e fakteve në hetimin tonë ka përfunduar dhe ne jemi në fazën përfundimtare të marrjes së një vendimi për të ardhmen e Mason.

Ndryshe nga sa thuhet në media, ky vendim ende nuk është marrë dhe aktualisht është objekt i debatit të brendshëm intensiv.

Në fund të fundit, përgjegjësia i takon Drejtorit Ekzekutiv, i cili më pas do t’ua komunikojë vendimin e tij aksionarëve”, sqarohet në deklaratë.

“Ky ka qenë një rast i vështirë për të gjithë në klub, ne i kuptojmë opinionet e bazuara në informacionet e bëra pjesërisht publike, ndaj kërkojmë durim derisa të finalizojmë procesin”.

21-vjeçari anësor anglez, i cili ka kontratë deri në qershor 2025, është në pritje të riintegrimit në skuadër.

Share This