Prapaskena, Totenham ndaloi Kane të futej në stërvitje me e-mail

Prapaskena, Totenham ndaloi Kane të futej në stërvitje me e-mail

Me anë të një e-mail klubi i Tottenham ka njoftuar Harry Kane që të mos rikthehet në qendrën stërvitore të skuadrës.

“The Telegraph” bëri publike ditën e sotme prapaskenën duke treguar se klubi londinez nuk ka lejuar Kane që të përshëndetet personalisht me ish-shokët e skuadrës.

Ky i fundit kur mori lejen e klubit për tu larguar drejt Gjermanisë, tentoi që të shkonte në qendrën stërvitore dhe të ndahej personalisht me ish-shokët e ekipit, por një e-mail i ardhur në postën elektronike e ftonte që të mos kthehej më në “Hotspur Way”.

Madje klubi i “Spurs-ave” ka arritur deri aty sa të ndalojë edhe familjarët e Kane që të shkojnë në qendrën stërvitore për të tërhequr sendet personale të 30-vjeçarit.

Sipas “The Telegraph” gjithçka i është dërguar në shtëpi lojtarit me anë të postës.

Ndërsa Kane thuhet se u ka telefonuar lojtarëve të Tottenham me qëllim që t’u jepte lamtumirën.

Share This