“Pra, Serbia po na i kontrollojka burgjet”: Mehmetaj s’i zë besë veshëve çka dëgjoi nga Haxhiu

“Pra, Serbia po na i kontrollojka burgjet”: Mehmetaj s’i zë besë veshëve çka dëgjoi nga Haxhiu

Njëherë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla s’e kualifikoi as si arratisje, por pastaj Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e dha si të organizuar nga Serbia arratisjen e Faton Hajrizit.

Këtu gazetari Lirim Mehmetaj u ndal për një sekond të analizojë logjkën.

“Pra, pervec qe paskan qene arratisje, Serbia po e kontrollojka mjaftueshem sistemin e burgjeve te Kosoves sa edhe te mundesoje e organizoje arratisje”, shkroi Mehmetaj për implikimet e logjikës së Haxhiut.

Postimi i plotë:

Kur ndodhen arratisjet e njepasnjeshme nga burgjet keto kohet e fundit, pushteti e paraqiti si nje situate krejt te zakonshme.

Madje, ministri Xhelal Svecla, tha se keto as arratisje nuk jane. Probleme qe zgjidhen per ceshtje oresh, tha.

Okej, ne rregull.

Tash qe situata perfundoi si perfundoi, te gjendur ne thumb te kritikave, edhe per shkak te dhembshurise kolektive per nje te burgosur qe sistemi e mori si te mitur dhe e torturoi deri ne shnderrimin e tij ne nje karakter te paqendrueshem, ministrja e Drejtesise, Albulena Haxhiu, po thote se jo vec qe kane qene arratisje, po edhe te organizuara nga shteti armik Serbia.

Pra, pervec qe paskan qene arratisje, Serbia po e kontrollojka mjaftueshem sistemin e burgjeve te Kosoves sa edhe te mundesoje e organizoje arratisje.

Cilit me i besu?

Qe ne po perzgjedhmi me ju besu, po a po na tregoni cilit?

E gjithe kjo situate e ka vec nje te mire. Ekspozimin, ma brutalisht se kurre, te kesaj kaste politike.

Nuk ka asnje diskutim, se mision dhe qellim final i tyre eshte shkaterrimi i shtetit te Kosoves.

Share This