Potoku i Ballkanit: E vështirë ndeshja me Astanën, por…
Mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Potoku, e ka quajtur të vështirë ndeshjen e nesërme ndaj Astanës në Ligën e Konferencës.
“Sigurisht që është një përballje mjaft e rëndësishme por që në këtë nivel dihet që rezultatet janë të pranishme. Në ndeshjen në Kosovë dihet që ne e kemi dominu ndeshjen dhe kemi pas mjaft shumë raste, por që fati mendoj se nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Potoku, raporton Kosovapress.
“Besoj që jemi përgatitur mjaft mirë, dhe po vazhdojmë të përgatitemi dhe të adaptohemi me kohën këtu, them me klimën, që edhe nesër të paraqitemi sa më mirë dhe shpresojmë që të kthehemi në Kosovë me kokën lartë dhe me rezultat pozitiv”.
Ai po ashtu foli edhe për shansat e suharekasve për ta kaluar grupin në këtë edicion.
“Për ne është viti i dytë, dhe eksperienca normal që flet në këto ekipet që janë në grupin tonë. Sigurisht që objektivi jonë nuk ka qenë ta kalojmë grupin, mirëpo me ndeshjet që i kemi zhvilluar dhe me rezultatet që i kemi pas, sidomos me ndeshjen ndaj Dinamos, atëherë pritshmëritë janë rritë dhe sigurisht që është pritë më shumë, sepse i kemi rritë vetë objektivat”.
“Por, që tash e dimë siç jemi me pikë, kemi tre ekipe me tre pikë, besoj që kemi shanse ta kalojmë grupin dhe do të bëjmë maksimumin që ta arrijmë këtë objektiv, që do të ishte objektiv madhor”.