Postecoglou: Liverpool do të jetë një test i madh për ne

Postecoglou: Liverpool do të jetë një test i madh për ne

Liverpool do të jetë një test i madh për Tottenham, ka thënë të premtën trajneri, Ange Postecoglou.

Dy skuadrat takohen të shtunën në Premier League.
“Është një test i madh për ne”, u ka thënë Postecoglou gazetarëve.

“Është një provë e shkëlqyer për atë se ku jemi për momentin për sa i përket zhvillimit tonë”.
Australiani e ka lavdëruar trajnerin gjerman, Jurgen Klopp për stilin e lojës që e aplikon.

Postecoglou ka kujtuar se Liverpool është një skuadër që i ka pëlqyer nga fëmijëria.
Aktualisht tabelën e Premier League e kryeson Manchester City me tetëmbëdhjetë pikë.

Liverpool gjendet në pozitën e dytë me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Tottenham është në pozitën e katërt me katërmbëdhjetë pikë.

Share This