Posta e Kosovës hap pikën e saj në veri

Posta e Kosovës hap pikën e saj në veri

Në mëngjesin e së enjtes në Mitrovicë të Veriut u hap pika e parë e Postës së Kosovës, ku qytetarët do të kryejnë të gjitha shërbimet postare dhe të pagesave të ndryshme, por edhe të pajisen me kartelat e Valës dhe me shërbimet tjera të Telekomit të Kosovës.

Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministrat thanë se në veri të vendit do të hapen gjithsej 9 pika të postës, ku do të mund të kryhen shërbime të ndryshme.

Hapja e kësaj pike është përcjellë me vërshëllima të një numri të vogël të serbëve lokal, të udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe.

Por, menjëherë pas hapjes së kësaj pike qytetarët kanë filluar të marrin shërbime, raporton rtk.

Share This