Portugalia mposht Kroacinë, fiton Danimarka e barazon Spanja
Portugalia e ka nisur me fitore Ligën e Kombeve, duke mposhtur Kroacinë (2:1), derisa Spanja barazoi me Serbinë (0:0), kurse Danimarka triumfoi ndaj Zvicrës (2:0).
Portugalia ishte më e mirë se Kroacia për të fituar me rezultat të ngushtë 2:1.
Diogo Dalot i dha epërsinë portugezëve pas vetëm shtatë minutave pas një asistimi të Bruno Fernandesit.
Ishte superylli Cristiano Ronaldo që dyfishoi epërsinë, duke përfituar nga asistimi i Nuno Mendes. Për Ronaldin, ky ishte goli i 900-të në karrierë.
E tëra që bëri Kroacia ishte goli i nderit, në fakt autogol i Dalotit pas goditjes së Sosas (41’).
Portugalia tani arkëton tre pikë në grupin 1, derisa Kroacia renditet në fund pa pikë.
Spanja ndërkohë e ka nisur me barazim te Serbia, ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Spanjollët ishin dominues në të gjitha aspektet, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e serbëve. Kësisoj, të dy klubet mbledhin nga një pikë.
Zvicra ndërkohë ka pësuar humbje befasuese te Danimarka me rezultat 2:0.
Edhe pse ishin favorit, “Helvetikët” u befasuan nga danezët që realizuan dy gola të vonshëm për t’i fituar pikët e plota.
Dorgu (82’) dhe Hojbjerg (90+2’) ishin heronjtë për Danimarkën, derisa mesfushori shqiptar Granit Xhaka edhe u ndëshkua me të kuq shkaku i dy kartonëve të verdhë.