Portugalia e CR7 ‘shkel’ Bosnjën, Holanda në finish ‘rrezon’ Greqinë
Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e sontme kualifikuese për Evropianin “Gjermania 2024”.
Në Grupin B, sfida kryesore mes Greqisë dhe Holandës është mbyllur me fitoren e “Tulipanëve” të cilët në finish të ndeshjes me golin e Van Dijk (90+3’), arkëtuan tri pikë të arta në garën për kualifikim në EURO 2024.
Holanda pas kësaj fitore, ka 12 pikë në vendin e dytë aq sa ka edhe Greqia në pozitën e tretë dhe xhiroja e fundit do të jetë përcaktuese se cila skuadër do të sigurojë ‘vizën’ për EURO 2024. Lideri i këtij grupi është Franca me 18 pikë që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e ardhshëm.
Ndeshja interesantë janë luajtur edhe në Grupin J, ku lideri i tabelës, Portugalia e ka shkatërruar në udhëtim Bosnje Hercegovinë, duke e mposhtur bindshëm prej 0-5.
Cristiano Ronaldo (5’, 20’), Fernandes (25’), Cancelo (32’) dhe Felix (41’), shënuan për fitoren e Portugalisë, e cila tani qysh me herët e ka siguruar kualifikimin në Evropianin e ardhshëm. Portugali si liderë e grupit shkon në EURO 2024 me 24 pikë të tubuara, e ndjekur nga Sllovakia që ka tetë pikë më pak, derisa Bosnja renditet e parafundit me vetëm nëntë pikë.