Polonia pa “bomberin” kundër Holandës, Swiderski në luftë me kohën

Polonia pa “bomberin” kundër Holandës, Swiderski në luftë me kohën

Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit, foli për situatën e lëndimeve të ekipit të tij kombëtar në një intervistë për “Meczyki.pl”:

“Swiderski dëmtoi kyçin e këmbës, sulmuesi do të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 ditë. Është një garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Holandës. Mendoj se lojtari i Veronës do të jetë i gatshëm, megjithatë, lajmi i keq vjen nga Robert Lewandowski, i cili me siguri nuk do të jetë kundër Holandës.”

Polonia është në emergjencë në fazën sulmuese për shkak të dëmtimit të tre sulmuesve kryesore.

Milik iu nënshtrua operacionit me 7 qershor për shkak të dëmtimit të rëndë të meniskut të gjurit të majtë.

Ai u dëmtua që në minutën e dytë në miqësoren me Ukrainën. E pabesueshmja ndodhi në miqësoren me Turqinë, ku pas shënimin të golit, Swiderski u dëmtua duke festuar. Sikur të mos mjaftonte largimi nga fusha i Swiderskit, probleme shfaqi edhe Lewandowski, që do të jetë mungesa e madhe ndaj Holandës.

Share This