POLITICO: Debutimi i Kosovës në Davos ishte mbresëlënës

Këtë vit, Kosova mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, duke pasur edhe “Shtëpinë e Kosovës”, një hapësirë ku u organizuan aktivitete të ndryshme për të prezantuar kulturën, artin dhe vizionin ekonomik të saj.

Në këtë Forum, Kosova shënoi një arritje të rëndësishme duke nënshkruar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

Mediumi POLITICO, që njihet për mbulimin e çështjeve globale, i kushtoi një artikull Forumit të Davosit dhe përmendi Kosovën si një nga pjesëmarrësit e të këtij viti.

Në artikull, POLITICO shkruan se “DEBUTIMI I KOSOVËS: Forumi Ekonomik Botëror (WEF) këtë vit për herë të parë prezantoi ‘Shtëpinë e Kosovës’ — dhe ishte diçka mbresëlënëse. Hapësira ndodhej larg promenadës (në një ndërtesë të bashkëpronësuar nga biznesmeni Esat Lika, i cili ka rrënjë nga Kosova dhe dëshiron ta shndërrojë atë në një resort luksoz, por është përballur me vite vonesa për shkak të rregulloreve zvicerane).”

Sa i përket brendësisë së Shtëpisë së Kosovës (House of Kosova), POLITICO shkruan. “Hapësira e madhe ishte e zbukuruar me piktura dhe fotografi nga artistë të Kosovës. Të ftuarve u shërbehej verë lokale dhe kuzhinë e rafinuar, ndërsa panelet dhe fjalimet përfshinin zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë – përfshirë Kryeministrin Albin Kurti.”

Këtë vit, Kosova mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, duke pasur edhe “Shtëpinë e Kosovës”, një hapësirë ku u organizuan aktivitete të ndryshme për të prezantuar kulturën, artin dhe vizionin ekonomik të saj.

Në këtë Forum, Kosova shënoi një arritje të rëndësishme duke nënshkruar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

Mediumi POLITICO, që njihet për mbulimin e çështjeve globale, i kushtoi një artikull Forumit të Davosit dhe përmendi Kosovën si një nga pjesëmarrësit e të këtij viti.

Në artikull, POLITICO shkruan se “DEBUTIMI I KOSOVËS: Forumi Ekonomik Botëror (WEF) këtë vit për herë të parë prezantoi ‘Shtëpinë e Kosovës’ — dhe ishte diçka mbresëlënëse. Hapësira ndodhej larg promenadës (në një ndërtesë të bashkëpronësuar nga biznesmeni Esat Lika, i cili ka rrënjë nga Kosova dhe dëshiron ta shndërrojë atë në një resort luksoz, por është përballur me vite vonesa për shkak të rregulloreve zvicerane).”

Sa i përket brendësisë së Shtëpisë së Kosovës (House of Kosova), POLITICO shkruan. “Hapësira e madhe ishte e zbukuruar me piktura dhe fotografi nga artistë të Kosovës. Të ftuarve u shërbehej verë lokale dhe kuzhinë e rafinuar, ndërsa panelet dhe fjalimet përfshinin zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë – përfshirë Kryeministrin Albin Kurti.” /rtk/

Share This