
Policia shqiptoi 1 493 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 mijë e 493 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 8 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 24 me dëme materiale.
Po ashtu janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.