Policia në Mitrovicë realizon bastisje, sekuestron një armë

Policia në Mitrovicë realizon bastisje, sekuestron një armë

Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armës, Policia në Mitrovicën e Jugut, me datën 20 maj 2025 ka realizuar një bastisje.

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F. H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas procedurave të intervistimit është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Share This