Policia largon posterat me foton e Radoiçiqit që u vendosën në komunat veriore
Disa persona në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë postera me fotografinë e Milan Radojçiqit.
Policia ka bërë të ditur se ata postera ishin me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, ndaj janë marrë si provë materiale, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radojçiqit dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marrë si provë materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.