Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja nga Policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Share This