Policia gjen armë dhe municion të fshehura në fshatin Vallaq të Zveçanit

Policia gjen armë dhe municion të fshehura në fshatin Vallaq të Zveçanit

Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të madhe armatimi të fshehur në një shtallë kuajsh në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan.

Gjatë bastisjes, në dy gypa plastikë të vendosur nën tokë janë gjetur armë, municion, granata dore dhe Zollat.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë,” tha Elshani.

Ai bëri të ditur se gjatë bastisjes ishin prezent njësitë adekuate policore, US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.

“Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar, por e kemi një person me interes për intervistim. Me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Mitrovicë,” shtoi ai.

Share This