
Policia e Prishtinës fillon kontrollin e kamionëve
Policia e Trafikut në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ka filluar zbatimin e një plani operativ për kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës.
Sipas një komunikate, ky plan ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve që përfshijnë mjete të rënda dhe sigurimin e respektimit të kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.
“Kontrollet po zhvillohen në pika të përcaktuara me rëndësi, ku po verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni i nevojshëm, si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve. Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore”, thuhet në njoftim.