“Poker” ndaj Tottenham, Newcastle ruan ritmin pozitiv
Newcastle bën “poker” ndaj Tottenham në “St. James’ Park”, duke ruajtur ritmin pozitiv, ndërsa miqtë nga ana tjetër rikthehen te rezultati negativ.
Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 30’ me Isak, teksa Gordon dyfishoi avantazh e skuadrës së tij me golin e realizuar në minutën e 32’ dhe njëkohësisht bëri që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë vendasit gjetën edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës.
Isak shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal në minutën e 51’. Ndërkohë Schar vulosi këtë takim me golin e realizuar në minutën e 87’.
Pas javës së 33-të të Premier League, Newcastle renditet në vend të gjashtë me 50 pikë, teksa Tottenham në vend të pestë me 60 pikë.