Pogba ishte i Galatasaray-t, por…
Përveç sirenave arabe, Paul Pogba ishte shumë afër transferimit te Galatasaray.
Aty do të kishte gjetur ish-italianë si Icardi dhe Mertens, por vizitat mjekësore kanë hedhur hedhur në erë mundësinë.
Sipas mediave turke, francezi i pa thirrur sërish nga Deschamps për kombëtaren për angazhimet e ardhshme të shtatorit, nuk ka arritur të kalojë kontrollet mjekësore të organizuara nga Galatasaray, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.
Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit në fushë të ish-mesfushorit të Manchester United, i cili u pa sërish në fushë të dielën për Juventus-Bologna.