Pogba drejt rikthimit në Ligue 1

Pogba drejt rikthimit në Ligue 1

Mesfushori francez Paul Pogba raportohet se është afër rikthimit në Francë.

Francezi aktualisht është lojtar i lirë pas ndërprerjes me marrëveshje të kontratës me Juventusin në mes të sezonit të kaluar.

Pogba, fitues i Kupës së Botës, tani është i lirë të bashkohet me një klub të ri pasi ka përfunduar pezullimin 18-mujor për doping.

Dënimi fillestar prej katër vitesh u ul ndjeshëm pas një apelimi të suksesshëm në fund të vitit të kaluar.

Sipas “Foot Mercato”, 32 vjeçari i është ofruar klubit francez AS Monaco nga agjentët e tij.

Krerët e Monaco-s janë në kërkim të mesfushori dhe Pogba thuhet së është në listën e skuadrës franceze.

Share This