Podolski paralajmëron Bayernin për duelin me Galatasaray-n
Lukas Podolski ka paralajmëruar skuadrën gjermane të Bayern Munich se skuadra aktuale e Galatasaray është më e mira në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit.
Dy ekipet ndeshen të martën në kuadër të Grupit A në Champions League. Bavarezët kryesojnë me gjashtë pikë, ndërsa skuadra turke ka dy pikë më pak.
Futbollisti gjerman që ka qenë pjesë e të dy ekipeve ka paraparë përballje interesante ku sipas tij Galatasaray nuk ndihet inferiore.
“Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese. Galatasaray ka një mbështetje të madhe në stadiumin e vet pasi të gjithë tifozët shkojnë për ta mbështetur. Në këtë moment shikoj shumë entuziazëm në atë grup pasi edhe rezultatet janë mjaft të mira. E them pa frikë se ky ekip është më i miri i dhjetë-pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, ka thënë Podolski.