Pochettino zgjedh Brojën, sulmuesi kuqezi nis si titullar derbin ndaj Fulham
Derbi i Londrës Chelsea- Fulham, do të çelë javën e 21-të të kampionatit anglez ditën e sotme.
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës dhe tekniku i “bluve”, Pochettino ka vendosur që ti besojë një fanellë titullari sulmuesit shqiptar Armando Broja.
Sulmuesi kuqezi ka një mundësi të mirë që të tregojë vlerat e tij në sfidën e sotme, që të bindë teknikun që ti besojë një vend në formacion në majën e sulmit.
Formacionet zyrtare:
Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Gusto, Disasi, Silva, Colwill; Caicedo, Enzo Fernandez; Sterling, Palmer, Gallagher; Broja.
Fulham (4-2-3-1): Leno; Tete, Adarabioyo, Diop, Robinson; Palhinha, Cairney; Wilson, Pereira, Willian; Jimenez.