Pochettino për Brojën: Ka potencial të madh, kemi shumë besim tek ai!

Pochettino për Brojën: Ka potencial të madh, kemi shumë besim tek ai!

Armando Broja ka besimin e plotë të trajnerit të Çelsit.

Ky i fundit nuk humb shans për ti thurur elozhe shqiptarit, I cili në ndeshjen e parë të nisur si titullar pas rikthimit nga dëmtimi I gjatë justifikoi besimin duke shënuar gol.

Por Poçetino, edhe pse evidenton se shqiptari është një lojtar I talentuar, vlerëson faktin si ka mundur të rikuperohet në kohë rekord nga ai dëmtim i  rëndë në gju.

“Mënyra si rikuperoi nga ai dëmtim i rëndë tregon shumë. Kemi shumë besim tek ai dhe për këtë motiv e aktivizova kundër Fulham.Mendoj se ka nevojë për kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Poçetino para pak çastesh në konferencën për shtyp të mbajtur në vigjilje të ndeshjes mes Bërnlit dhe Çelsit.

Share This